Zogiani i përgjigjet Zekës: Ti je ai që bën viza për Gjermani, e jo Vetëvendosja

Zogiani i përgjigjet Zekës: Ti je ai që bën viza për Gjermani, e jo Vetëvendosja

Sot gjatë ditës deputeti Milaim Zeka deklaroi se ishte Lëvizja Vetëvendosje ajo që kishte organizuar tollovinë me vendet e punës në Gjermani.

“Ka fakte dhe na kanë ardhur informacione që njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje po i organizojnë këto gjëra në Prizren dhe ata duhet ta marrin përgjegjësinë”, kishte deklaruar deputeti Zeka.

Mirëpo nuk ka vonuar shumë, dhe Zekës i ka kthyer përgjigje anëtari i Vetëvendosjes, Avni Zogiani, i cili përmes një statusi në Facebook ka thënë se nëse dikush është që bën mashtrime me viza në Gjermani, ai është vetë Milaim Zeka.

“Vetëvendosje po bën viza për Gjermani! Le që i lodhët Milaim Zeka, por edhe krejt ata që e hajnë foren e këtij abuzuesi! Viza bon vetë Milaimi!!!”, ka shkruar Zogiani.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0