Zjarri i madh në Ferizaj, nuk ka të lënduar – policia jep detaje të tjera

Zjarri i madh në Ferizaj, nuk ka të lënduar – policia jep detaje të tjera

Pak minuta pas mesnate, një zjarr i madh e ka kapluar supermaketin “Viva Fresh Store” në qytetin e Ferizajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, i cili njoftoi se ekipet e policisë dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 00:11, Policia ka pranuar një informacion se qendra tregtare – “Viva Fresh Store” afër policisë është kapluar nga një zjarr. Ekipet e policisë dhe zjarrfikësit kane dal në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar”, tha Veseli për Express

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0