Zemaj u premtoi shtesa në paga por nuk ua dha, specializantët nesër protestojnë

Zemaj u premtoi shtesa në paga por nuk ua dha, specializantët nesër protestojnë

Specializantët me kontratë me subvencione në Kosovë kanë paralajmëruar protestë për shkak që Qeveria e Kosovës nuk ua paguar shtesat në paga, përkundër që ato u ishin premtuar, raporton Gazeta Express.

Përmes një letre që ka siguruar Express, ata kanë paralajmëruar ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, për protestën që do të mbahet nesër, kështu edhe duke i treguar se shtesat që u janë premtuar nuk u janë paguar.

“Edhe përkundër zotimeve apo premtimeve tuaja për mbështetje të personelit shëndetësorë, si dhe deklarimeve që shtesat për personel janë ekzekutuar, ne mjekët specializant me subvenvion mohojnë që na janë ekzekutuar këto shtesa, përkundër faktit që ne prej fillimit të pandemisë kemi punuar në qendrat me pacientë me COVID-19”, thuhet në letër.

Specializantët thonë së protestën do ta mbajnë nesër në orën 10:00 para Ministrisë së Shëndetësisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0