Zeka i reagon Krasniqit: Do të flas një ditë edhe për veprimet tua

Zeka i reagon Krasniqit: Do të flas një ditë edhe për veprimet tua

Deputeti i Kuvendit nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Këshillit Kombëtar të po kësaj partie, Jakup Krasniqi, i cili gjatë ditë së djeshme tha se është penduar që ka futur Zekën në listën për deputet. 

“Për ketë gabim timin, qytetarëve të Kosovës, burrave e grave u kërkoj falje! U kërkoj falje për gjuhën që ai përdor në Kuvendin e Kosovës dhe e cila gjuhë e degraduar hynë në çdo familje shqiptare”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Zekës  ndaj Krasniqit, të cilin reagim e ka bërë në po të njëjtin shkrim ku ky i fundit shkruan për pendimin e tij lidhur me pranimin e Zekës në listën për deputet.

“Ty të pengon fjalori im, ndërsa mu me kanë penguar veprimet tua, për të cilat do të flas një ditë. Ty të pengon fjalori im, sepse ai fjalor e godet hajnin, hipokritin, të pabesin dhe shkatërrimtarin e shtetit. Unë nuk jam penduar për asgjë. Kam vetëm nje pyetje: Çka kam përfituar unë nga politika dhe Nisma?!!! Hajt ma thuaj vetëm nje gjë?. Fjalori im i pengon vetëm profiterat, askënd tjetër…” , ka qenë reagimi i Zekës ndaj Krasniqit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0