Wieland: Mos premtoni heqjen e vizave, ka shumë punë për t’u bërë

Wieland: Mos premtoni heqjen e vizave, ka shumë punë për t’u bërë

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, ka kërkuar nga drejtuesit e institucioneve dhe partive politike në Kosovë që të mos japin afate kohore për liberalizimin e vizave. Pas takimit që ka pasur me Grupin Parlamentar të LDK-së, ai ka thënë se në Parlamentin Evropian nuk ka shkuar ndonjë dokument për t’u votuar për liberalizimin e vizave për Kosovë.

“Keni një histori të pastër dhe të dhimbshme, e njëjta është edhe me vendet e tjera, dhe secili vend po shikon prej perspektivës së tij botën dhe historinë, dhe nuk kam synim të emëroj ato shtete”.

“Shumë gjëra ende duhet të kryhen, po shoh që vendi ka bërë progres dhe ne jemi të gatshëm të mbështesim vendin në gjërat të cilat duhet të kryhen. Nuk shoh ndonjë momentum që dokumenti për viza të vije në Parlamentin Evropian që të votohet. Parlamenti Evropian insiston që kushtet të plotësohen. I rekomandoj të gjithë që të mos bëjnë premtime për gjëra për liberalizimin e vizave që mund të ndodhë shumë shpejt”, tha ai.

Ndërsa Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti tha se mbajtja e ministrave me aktakuza në Qeveri nga kryeministri Haradinaj është një sinjal i gabuar që po i dërgohet BE-së për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Për deklaratën e kancelares Angel Merkel, që bëri në takimin me presidentin Hashim Thaçin për luftimin e korrupsionit, Hoti tha se po thellohet mungesa e gatishmërisë së Qeverisë në luftimin e krimit te organizuar dhe korrupsionit. “Derisa nuk ka evidencë të mjaftuese, kredibile, është e vështirë të marrim rezultate pozitive”, ka thënë Hoti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0