“Vuçiq i gatshëm të heqë dorë nga Kosova”

“Vuçiq i gatshëm të heqë dorë nga Kosova”

Partia opozitare Demokratike e Serbisë, DSS, ka kumtuar sot se, pas dhjetë vjetësh, pohimi i saj se procesi i hyrjes së Serbisë në BE është i pandarë nga pavarësia e Kosovës, tash ka marrë edhe konfirmimin zyrtar.

Në Strategjinë e Komisionit Evropian shkruan se arritja e marrëveshjes me Kosovën është shumë urgjente, përkatësisht është e qartë se kushti për hyrje në BE është njohja e pavarësisë së Kosovës si marrëveshja për kufizim e kufij me të, thotë kumtesa e DSS –së që e transmetojnë medie të Beogradit, përcjell Koha.net

Në fund të kumtesës theksohet se kryetari serb Aleksandar Vuçiq ka shfaqur gatishmëri që të heqë dorë nga Kosova.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0