Vritet një person në Shtime

Vritet një person në Shtime

Një person ka mbetur i vdekur dhe një i plagosur gjatë një tentative për grabitje në Lagjen e Pajtimit në Shtime.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Mehmetali Hajdini, ka konfirmuar për Express se i vdekur në vendngjarje ka mbetur njëri prej grabitësve, kurse i plagosur është pronari i shtëpisë që ka qenë cak i hajnave.

“Dyshohet se disa persona kanë hyrë për të grabitur në një shtëpi dhe gjatë tentativës kanë hasur në pronarin e saj të cilin e kanë plagosur në këmbë. Gjatë tentativës për të ikur grabitësit, pronari i shtëpisë dhe vëllai i tij u janë vënë në ndjekje ku dhe kanë arrit që ta ndalin njërin prej tyre”, ka thënë Hajdini.

Hajduti dyshohet se ka vdekur nga plagët e marra me shkopinj.

“Nga plagët që i janë shkaktuar me shkopinj i dyshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Identiteti i viktimës nuk dihet pasi që nuk ka poseduar me vete dokumentacion. Mosha e tij sillet të jetë rreth 40 vjeç”.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. I plagosuri – pronari i shtëpisë është dërguar për trajtim mjekësor, kurse vëllai i tij është arrestuar”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0