Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka uruar të gjithë besimtarët musliman për fillimin e muajit të Ramazanit.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që edhe gjatë këtij muajit t’i respektojnë masat e vëna kundër përhapjes së koronavirusit.
“Qofshi vullnetplotë këtë muaj, e lartësofshim të mirën e të mbarën siç po e lartësoni besimin tuaj”, ka shkaruar Vitia.
Shkrimi i plotë i Vitisë në Facebook:
Sonte është syfyri i parë i muajit të madhërishëm të Ramazanit.
Të gjithë besimtarëve të vendit tim, shqiptarëve myslimanë e atyre në të gjithë botën, u qoftë i mbarë e i lehtë!
U bëfshim të devotshëm si ju,
Të sakrificës si ju!
Këtë vit mbrëmjet e iftaret nuk do të jenë si çdo vit. Po kush më mirë se besimtarët e di vlerën e formën e sakrificës? Agjërimin këtë vit na duhet ta shoqërojmë me rregulla që na mbajnë larg fizikisht e nuk na lejojnë të mblidhemi as brenda familjeve.
Mbes besimplotë se në këtë muaj, kujdesi juaj do të jetë edhe më i madh që mos të na shtohen rastet e të sëmurëve asesi.
Qofshi vullnetplotë këtë muaj, e lartësofshim të mirën e të mbarën siç po e lartësoni besimin tuaj!
COMMENTS