Veseli: Rugova besonte në dialog për të ecur përpara

Veseli: Rugova besonte në dialog për të ecur përpara

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe i PDK-së, Kadri Veseli, ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 13-vjetorin e vdekjes se tij.

“Sot, në 13 vjetorin e vdekjes, kujtojmë e nderojmë Ibrahim Rugovën, presidentin e parë të Kosovës. Emri i tij zë një vend shumë të merituar në historinë më të re të vendit tonë. Rugova, mes shumë tjerave, besonte thellësisht në vlerën e pashmangshme që ka dialogu politik për të ecur përpara, prandaj, sot, nderimi për Rugovën nënkupton përvetësimin e kësaj vlere dhe veprimin politik që del prej saj”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0