Veseli: Dhimbje e mall në rivarrosjen e gjeneralëve Bedri Shala e Rasim Kiçina

Veseli: Dhimbje e mall në rivarrosjen e gjeneralëve Bedri Shala e Rasim Kiçina

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë kësaj të enjte ishte pjesë e ceremonisë së zhvarrosje së dëshmorëve të UÇK-së nga Zona e Drenicës.

Eshtrat e tyre do të rivarrosen në Memorialin e Lirisë të ndërtuar në fshatin Morinë, ndërsa vet Kryeparlamentari Veseli tha se ndjeu dhimbje dhe mall kur përcolli gjeneralët Bedi Shalën, Rasim Kiçinën e dëshmorët tjerë.

”Sot isha në Polac të Skenderajt, ku po bëhet zhvarrosja e dëshmorëve të UÇK-së nga Zona e Drenicës, për t’i rivarrosur në Memorialin e Lirisë të ndërtuar në fshatin Morinë. Ndjeva dhimbje dhe mall derisa po përcilleshin për në Morinë gjeneral Bedri Shala, gjeneral Rasim Kiçina, bashkë me dëshmorët e tjerë. Ndihem krenar dhe i nderuar që isha bashkëluftëtar i tyre. E gjithë Kosova është krenare me këta heronj, që dhanë jetën e tyre për atdheun. I përjetshëm do të qëndroj kujtimi për ta, ashtu siç do të jetë e përjetshme vepra e tyre e madhe: liria e Kosovës”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0