Vendimi për taksën 100%: Fillon lufta për poena politikë

Vendimi për taksën 100%: Fillon lufta për poena politikë

Ende pa u bërë 48 orë që prej se u morr vendimi për vendosjen e taksës prej 100% në një pjesë të produkteve serbe dhe boshnjake, ka filluar lufta mediatike në mes të Kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Secili prej tyre po dëshiron që nga kjo masë të fitojë poena politikë.

Fillimisht ishte Veseli, i cili përmes një kronike që u transmetua në RTK tentoi t’ia atribuonte vetes vendimin për marrjen e kësaj mase. Kronikën e gjeni në vijim:

Por nuk ka vonuar shumë, dhe sot gjatë ditës në anën ballore të Hotelit Grand është shfaqur një poster gjigand përmes të cilit meritat për këtë vendim i atribuohen Haradinajt.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0