Vendimi i Qeverisë: Mjekët dhe profesorët nga tani do ta deklarojnë pasurinë në antikorrupsion

Vendimi i Qeverisë: Mjekët dhe profesorët nga tani do ta deklarojnë pasurinë në antikorrupsion

Qeveria e Kosovës ka marr sot vendim që mjekët e profesorët që punojnë në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publik që duhet ta deklarojnë pasurinë.

Ky vendim  ka ardhur me kërkesë të zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Ai ka thënë se tashmë është bërë një kategorizim i ri i zyratrëve publik për deklarim të pasurisë.

“Është bërë një kategorizim i ri i zyrtarëve publikë që do të deklarojnë pasurinë. Në kategorinë e zyrtarëve publikë janë shtuar mjekët dhe profesorët në institucionet publike”, ka thënë ai.

Përndryshe, Projektligji me ndryshime për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave tani e pret miratimin edhe në Kuvend./FrontOnline

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0