Vendet europiane që heqin kufizimet e koronavirusit këtë javë

Vendet europiane që heqin kufizimet e koronavirusit këtë javë

Masat kufizuese të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit tashmë po hiqen fazë pas faze në shtetet europiane.

Në Hollandë restorantet, kafenetë, baret, kinematë, teatrot dhe salla koncerteve u  rihapën të hënën. Shkollat ​​e mesme u rihapën sot, ku studentët dhe mësuesit duhet të qëndrojnë 1,5 metra larg. Shkollat ​​fillore do të hapen nga 8 qershori. Maskat për fytyrën duhet të përdoren nga persona të moshës 13 vjeç e lart në transportin publik.

Edhe në Belgjikë klasat parashkollore rinisën këtë të martë. Mësimet në shkollat ​​fillore do të jenë në gjendje të rifillojnë nga 8 qershori.

Nga data 6 qershor në Zvicër do të lejohen të gjitha ngjarjet publike dhe private me deri në 300 persona, përfshirë edhe ngjarjet familjare, panairet, koncertet, shfaqjet filmike, si dhe demonstrimet politike dhe të shoqërisë civile. Trajnimet sportive rinisin pa asnjë kufizim në madhësitë e grupeve nga 6 qershori. Grupe më të mëdha do të lejohen në restorante nga 6 qershor dhe aktivitete të tilla si sportet në pishina ose shfaqjet e muzikës live gjithashtu do të lejohen. Mësimi në shkollat e mesme, ato profesionale dhe në institucionet e arsimit të lartë do të rifillojë nga 8 qershori.

Pesëdhjetë muze dhe parqe arkeologjike në Itali u rihapën këtë të martë. Më shumë se 180 institute kulturore janë rihapur deri më tani. Muzetë duhet të ndjekin udhëzimet e qeverisë. Ndeshjet në Kampionatin e Futbollit të Serisë A në Itali do të rifillojnë nga data 20 qershor.

Në Portugali shumica e vendit ka hyrë në fazën e tretë të lehtësimit të masave kufizuese. Njerëzit mund të mblidhen në grupe jo më të mëdha se 20 persona. Puna në zyra ka rinisur gradualisht.

Dyqanet dhe restorantet në qendrat tregtare janë lejuar të rihapen me kapacitet 50% dhe me një distancë 1,5 metra.

Gjatë kësaj jave do të rihapen edhe shkollat fillore, kinematë, teatrot, baret dhe klubet e natës deri në orën 2 të mëngjesit. Turistët nuk kanë nevojë të karantinohen kur hyjnë në Portugali. Plazhet do të rihapen më 6 qershor.

Në Irlandë faza 2 fillon më 8 qershor. Njerëzit do të jenë në gjendje të udhëtojnë deri në 20 kilometra larg shtëpisë, në krahasim me kufirin 5 kilometra që ka filluar që nga 5 maji. Dyqanet e vogla me pakicë mund të rihapen me një numër të kufizuar të stafit. Bibliotekat publike mund të hapen për aq kohë sa numrat e lejuar janë të kufizuar, nëse respektohet distancimi social dhe kushtet e higjienës.

Më 29 qershor, çerdhet, kopshtet dhe klasat parashkollore do të hapen. Hapja e të gjitha dyqaneve të tjera jo thelbësore do të rihapen në fazën tjetër./CNN

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0