Tri bomba dore janë hedhur në drejtim të gazetarëve në veri

Tri bomba dore janë hedhur në drejtim të gazetarëve në veri

Gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në veri, gazetarët dhe kamermanët që kanë shkuar për të raportuar për zhvillimet atje, janë sulmuar nga qytetarët.

Gazetari i T7 Çlirimtar Morina raporton se në drejtim të tyre janë hedhur tri bomba dore.

Se janë përdorur mjete të tilla ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Sipas Policisë, qytetarët atje janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore.Reklamë

“Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Përderisa në të gjitha rajonet tjera operacioni policor ka kaluar pa probleme, në Mitrovicë Veri grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve doganorë dhe policorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Express

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0