Tregjet financiare pësojnë rënie drastike, Trusti humbet miliona euro, refuzon të tregojë shumën

Tregjet financiare pësojnë rënie drastike, Trusti humbet miliona euro, refuzon të tregojë shumën

Që nga dita e djeshme tregjet financiare janë në rënie të lirë. Indeksi amerikan S&P 500 shënoi rënie prej 3.3%, rënia më e madhe që nga muaji shkurt i këtij viti. E njëjta gjë po vazhdon edhe sot.

Sipas analistëve, rënia vie si rezultat i ngritjes së normës së interesit nga ana e FED-it, bankës qëndrore amerikane, si dhe si pasojë e frikës nga lufta tregtare që po zhvillohet në mes të SHBA-ve dhe Kinës.

Në lidhje me këtë, EkonomiaSot ka kontaktuar Trustin pasi që shumica e fondeve të Trustit janë të investuara në këto tregje.

Në pyetjen se sa janë humbjet e Trustit nga kjo rënie gjatë ditëve të fundit, zyrtarët e Trustit nuk kanë dhënë përgjigje konkrete por kanë thënë që “zhvillimet e fundit në tregjet financiare nuk pritet të ndikojnë me të njëjtin efekt në performancën e investimeve të FKPK-së, për shkak të masave mbrojtëse që portofoli investues i FKPK-së i posedon në trajtimin e riskut investues”.

Megjithatë, nga ajo që mund të shihet në webfaqen e Trustit, kuptohet që në tremujorin e fundit Trusti ka shënuar humbje prej 18.9 milionë eurove.

Vetëm në ditën e martë humbjet e Trustit kanë qenë rreth 250 mijë euro. Ndërsa për ditën e djeshme dhe të sotme, kur edhe ka ndodhur rënia drastike, Trusti ende nuk ka publikuar të dhënat mirëpo nga ajo që shihet në tregjet financiare, humbjet do të jenë në nivelin e miliona eurove. /EkonomiaSot

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0