“Thaçi shkeli betimin presidencial”

“Thaçi shkeli betimin presidencial”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkelur betimin e dhënë me 7 prill të vitit 2016, se me ndërgjegje e përgjegjësi do t’i kryej të gjitha detyrimet e tij. Ai nuk e ka thënë  të vërtetën rreth dekoratave që i ka ndarë në përvjetorin jubilar të pavarësisë së Kosovës, shkruan AktivPress.

I nxitur nga refuzimet e njëpasnjëshme të dekoratave  nga ana e figurave akademike, politike, ushtarake, por edhe e medieve, ai ka thënë se deri tash ka aprovuar vetëm shtatë sosh , në mesin e 500 propozimeve që i ka në tavolinë. Por e vërteta qëndron ndryshe!. Presidenca e Kosovës me 16 shkurt 2018, ua ka përcjellë medieve listën e personave të dekoruar nga kreu i shtetit.

Në njoftimin e dërguar nga ky institucion askund nuk thuhet se ata janë të propozuar, por gjithkund referohen si  të dekoruar. “Bashkëngjitur gjeni Listën e të dekoruarve nga Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi me Medalje Presidenciale në 10-të Vjetorin e Pavarësisë”, thuhet shprehimisht në njoftimin e Presidencës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0