Thaçi: Masakra e Dubravës, një prej tragjedive më të mëdha

Thaçi: Masakra e Dubravës, një prej tragjedive më të mëdha

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar sot të gjithë të burgosurit shqiptarë që përjetuan jo vetëm persekutime sistematike, por edhe vrasje mizore nga forcat policore serbe.

Thaçi në 19-vjetorin e masakrës së Dubravës tha se kjo masakër është një prej tragjedive më të mëdha, autorët e së cilës ende nuk dolën para drejtësisë.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:

“Në përvjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës i kujtojmë të gjithë të burgosurit shqiptarë që përjetuan jo vetëm persekutime sistematike, por edhe vrasje mizore nga forcat policore serbe. Duke pasur informacione se ky burg do të sulmohej prej forcave veri-atlantike, autoritetet serbe ato ditë kishin ekstraduar shumë të burgosur shqiptarë në këtë burg, për t’i vrarë dhe për t’ua veshur fajin forcave të NATO-s. Masakra e Dubravës është një prej tragjedive më të mëdha, autorët e së cilës ende nuk dolën para drejtësisë”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0