Thaçi konfirmon marrëveshjen e arritur për Demarkacionin me Malin e Zi

Thaçi konfirmon marrëveshjen e arritur për Demarkacionin me Malin e Zi

President i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për Demarkacionin me Malin e Zi.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti Thaçi përmes një konference për media.

Në deklaratën e përbashkët të dy presidentëve thuhet: “Republika e Kosovës do të procedojë në Kuvendin e Kosovës dhe do të ofrojë të gjitha përpjekjet për të ratifikuar marrëveshjen sipas Nenit 12 të marrëveshjes.

Republika e Kosovës dhe Mali i Zi pas ratifikimit njoftojnë njëra-tjetrën që kanë përmbushur procedurat e tyre të brendshme ligjore përmes kanaleve diplomatike dhe konstatohet se marrëveshja ka hy në fuqi do të formojnë një trup të përbashkët punues për shënjimin e vijës kufitare”.

“Me ratifikim e demarkacionit, qytetarët mund të lëvizin lirshëm me liberalizim të vizave. Kjo është dhurata më e çmuar për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës”, tha Thaçi.

Kjo deklaratë e dy presidentëve erdhi pas vizitës dy ditëshe të kryeministrit malazez, Dushko Markoviq.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0