Thaçi kërkon që nesër t’i raportojë Kuvendit (Dokument)

Thaçi kërkon që nesër t’i raportojë Kuvendit (Dokument)

Presidenca i ka dërguar shkresë zyrtare Kuvendit të Kosovës, ku ka kërkuar që presidentit Thaçi t’i organizohet një seancë më 4 mars, për t’i njoftuar në lidhje me vizitën e realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe takimin me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq

Në shkresën zyrtare drejtuar sekretarit të Kuvendit, sekretari i Presidencës ka kërkuar që të bëhen të gjitha përgatitjet për mbajtjen e një seance në lidhje me këtë çështje.

Kreu i shtetit dje përmes një shkrimi në ‘Facebook’ kishte njoftuar për takimet e realizuara në SHBA dhe ishte shprehur i gatshëm të raportojë në Kuvend lidhur me to.

“Sapo përfundova një takim të përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien”, kishte shkruar Thaçi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: