Thaçi i hakmerret LDK-së, e quan Adem Demaçin baba të pavarësisë së Kosovës

Thaçi i hakmerret LDK-së, e quan Adem Demaçin baba të pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në adresimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka folur për punën e tij që ka bërë gjatë vitit 2018.
Ai, gjithashtu, ka kujtuar edhe figurat e rëndësishme politike e të jetës publike të cilët kanë ndërruar jetë përgjatë këtij viti.

Teksa ka kujtuar veprimtarin tashmë të ndjerë Adem Demaçi, Thaçi ka thënë se Kosova ka humbur ‘simbolin e rezistencës dhe babanë e pavarësisë së Kosovës”. Ky konstatim i Thaçit më shumë duket si një hakmarrje për Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilët e konsiderojnë Ibrahim Rugovën si ‘babanë e pavarësisë së Kosovës”, e të cilët s’po i bashkohen presidentit në dialogun me Serbinë.

“Edhe viti 2018 ka pasur momente kur është bërë i rëndë dhe kemi pasur humbje. Këtë vit kemi humbur simbolin e rezistencës kombëtare, dhe babain e pavarësisë së Kosovës, Adem Demaçin”, ka thënë Thaçi në fjalën e tij para deputetëve.

Ai, gjithashtu, ka përmendur edhe legjendën, tashmë të ndjerin Fadil Vokrri, dhe kontributin e tij që ka dhënë për futbollin kosovar.

“Do ta ruajmë kujtimin për ta dhe do ta nderojmë kujtimin për ta dhe do të vazhdojmë të punojmë për atë që ëndërronin ata”, ka thënë ndër të tjera Thaçi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0