“Thaçi, Haradinaj e Veseli i kanë borxh 8,200 hektarë shtetit”

“Thaçi, Haradinaj e Veseli i kanë borxh 8,200 hektarë shtetit”

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka komentuar deklaratën e Komisionerit për Zgjerim në BE, Johannes Hahn.

Ndër tjerash Kurti ka akuzuar krerët e shtetit se kanë gënjyer kur kanë thënë se vizat do të hiqen sivjet. Ai madje u ka kërkuar llogari për 8,200 hektarët e falur Malit të Zi.

Statusi i tij i plotë:

“Për herë të parë një zyrtar i lartë i BE-së përmendi datë për liberalizimin e vizave në Kosovë. Komisioneri për Fqinjësi Evropiane dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, foli e tha: viti 2020! Datat e mëhershme për liberalizim në vitin 2018, i kishin premtuar veçse Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Dhurata Hoxha. Të tre këta duhet të japin dorëheqje. Po ashtu, ky pushtet ia ka borxh 8.200 hektarë shtetit tonë, të cilat ia dha Malit të Zi. E sa për Thaçin, ai mbase tashmë po negocion për liberalizim të vizave për Rusi. Me këta njerëz po na largohet Evropa e po na rrudhet Kosova.”

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0