Thaçi flet për ndryshim kufijsh, Haradinaj bën kokrrën e qejfit në Vlorë

Thaçi flet për ndryshim kufijsh, Haradinaj bën kokrrën e qejfit në Vlorë

Një pasdite relaksi kjo e sotmja për kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Ora News ka arritur ekskluzivisht të filmojë disa momente kur kryeministri po pushon në bregdetin e Jalës.

Pas vizitës disaorëshe në qytetin e Vlorës, takimin me kryebashkiakun Dritan Leli, homazheve pranë varrit të Ismail Qemalit dhe vizitës në muzeun historik dhe të Pavarësisë, një pasdite relaksi buzë bregdetit të Jalës është mënyra më perfekte për të mbyllur ditën.

Një ditë e ngjeshur kjo e sotmja, dhe ku gjatë paradites  kryeministri Ramush Haradinaj çoi selam presidentit Hashim Thaçi se “Hapja e temës së kujfive ishtë e papranueshme dhe se kufijtë nuk lëvizen me fjalë”.

Nga ana tjetër, në Prishtinë presidenti Thaci po mbante një konferencë për median sërish lidhur me propozimin për korigjimin e kufijve, ku nënvizoi sërish se korigjimi i kufijve nuk nënkuptonte ndarje të Kosovës.

Ora News vuri re se në zonën ku po pushonte kryeministri Haradinaj ishin forcuar masat e sigurisë. Së bashku me të orët e relaksit pranë të bukrit bregdet të Jalës e kanë shijuar dhe i gjithë stafi i kabinetit që shoqëroi kryeministrin kosovar në këtë vizitë në Vlorë.

Kjo është hera e dytë që kryeministri i Kosovës vjen në Shqipëri në vizitë zyrtare gjatë këtij mandate, pas vizitës në shtatorin e 2017.  Nuk dihet nëse gjatë këtij udhëtimi Haradinaj do të takohet dhe me kryeministrin Edi Rama që ndodhet me pushime në Dhërmi, për të disktuar mbi tezat e hedhura nga presidenti Thaçi për korrigjim kufijsh dhe bashkim me Luginën e Preshevës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0