Thaçi e mbështet Edi Ramen në betejën kundër Haradinajt

Thaçi e mbështet Edi Ramen në betejën kundër Haradinajt

Presidenti Hashim Thaçi ka folur rreth asaj që ka ndodhur në Samitin e Berlinit, ku ai mori pjesë bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Haradinaj kishte thënë se Thaçi bashkë me Edi Ramën e kishin vënë me shpatulla pas muri duke i bërë presion që ta hiqte taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Mirëpo, Thaçi në Opinion të Klanit tha se kjo nuk ishte e vërtetë dhe se e vërteta qëndronte në atë që e ka thënë Kryeministri Rama, në një postim ku e ka goditur Haradinajn.

Thaçi thotë se Haradinaj “duhet të heq dorë kauzë e rrejshme, viktimizim për një grusht vota”.

Tutje ai thotë se në Berlin e ka mbrojtur qëndrimin për mbajtjen në fuqi të taksës ndaj produkteve serbe.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0