Thaçi e Haradinaj nderojnë ish-presidentin Rugova

Thaçi e Haradinaj nderojnë ish-presidentin Rugova

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë vendosur kurora lulesh të shtatorja e ish-Presidentit Ibrahim Rugova si dhe te lapidari i personave të pagjeturve për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë, raporton Ekonomia Online.Nga këtu ata do të nisen për në Prekaz ku do të bëjnë homazhe e vendosin kurora lulesh në kompleksin memorial “Adem Jashari”. Fillimisht ata morën pjesë në ngritjen solemne të Flamurit të Republikës së Kosovës. Bashkë krerët e vendit do të jenë edhe në seancë solemne të Kuvendit që do të mbahet në ora 10:45, por edhe në parakalimin e Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovë për herë të parë si ushtri. Qeveria e Kosovës mëngjesin e së dielës ka mbajtur mbledhje festive për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0