Të gjitha dokumentet e Delegacionit për dialog konsiderohen sekret shtetëror

Të gjitha dokumentet e Delegacionit për dialog konsiderohen sekret shtetëror

Një dokument me 19 nene do të kornizojë punën e ekipit negociator të Kosovës për bisedimet me Serbinë.
Bazuar në përmbajtjen e tij, ky dokument do të ketë statusin e ligjit special, dhe çdo normë që bie në kundërshtim me të, nuk do të vlejë, raporton T7.

Ky projektligj, parasheh që delegacioni shtetëror mandatohet nga Kuvendi.

“Delegacioni Shtetëror për dialogun me Republikën e Serbisë do të mandatohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Delegacioni Shtetëror do të jetë organi i vetëm i autorizuar për ta drejtuar Dialogun. Në këtë drejtim Delegacioni konsultohet me Institucionet kushtetuese të Republikës së Kosovës
Por, sic dihet tashmë ky delegacion është themeluar ende pa hyrë në fuqi ky ligj”.

Pavarësihtë kësaj, ky dokument parasheh mënyrën se si do të funksionoj delegacioni që do të përbëhet nga 11 persona.

Madje është precizuar edhe mënyra e përfaqësimit në dialog.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0