Takimi Kurti e Mustafa po mbahet në Qeveri

Takimi Kurti e Mustafa po mbahet në Qeveri

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me nënkryetaren e partisë, Vjosa Osmanin, janë nisur për në qeveri, ku do të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Fillimisht, Mustafa ka shkuar në Kuvend të Kosovës, në zyrën e Grupit Parlamentar, për të vazhduar pastaj së bashku me kryeparlamentaren Osmani, për në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin.

Me Kurtin, Mustafa dhe Osmani do të diskutojnë lidhur me propozimin që dje e bëri Kurti në konferencë për media, për heqje të taksës me kushte si dhe për reciprocitetin.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0