Sylejman Selimi nga burgu: Numri i ushtarëve nuk ka tejkaluar 12,700 persona

Sylejman Selimi nga burgu: Numri i ushtarëve nuk ka tejkaluar 12,700 persona

“Sipas të gjitha shënimeve të komandantëve, të zonave në përgjithësi ka variuar numri deri në 12700”, thotë Selimi përmes telefonit, nga burgu i Dubravës në një intervistë për Gazetën Express.

“Ky është një numër që nuk është real dhe duhet të merren me të institucionet vendore po ashtu edhe ata që kanë luftuar”, shton ai, duke kundërshtuar numrin prej 60 mijë veteranëve që ka nxjerrë komisioni për verifikimin e statusit të tyre.

Selimi, që tash e disa vite përballet me drejtësinë ka lëvduar punën e prokurorit të dorëhequr që po hetonte rastin e listave të “veteranëve të rrejshëm”, ndonëse i njëjti thotë se nuk e ka intervistuar kurrë për këtë rast.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0