Sylejman Selimi: Albin Kurti ka qenë pjesë e UÇK’së

Sylejman Selimi: Albin Kurti ka qenë pjesë e UÇK’së

Në seancën e parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka pasur një debat të ashpër në mes të Abelard Tahirit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kreut të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtit.

Tahiri teksa fliste për UÇK’në i thoshte Kurtit se s’ke qenë çlirimtar sikurse Hashim Thaçi “por viktimë e regjimit”.

Kurti duke iu kundërpërgjigjur Tahirit i kishte thënë t’i pyeste Sylejman Selimin e Rrustem Mustafën nëse ka qenë pjesë e UÇK’së ose jo.

Në një intervistë për ATV, Selimi ka thënë se Kurti ka qenë pjesë e UÇK’së dhe se janë takuar disa herë.

“Normal që Albin Kurti ka qenë pjesë e UÇK ‘së dhe jemi takuar disa herë gjatë luftës me të”, ka thënë Sylejman Selimi.

Selimi tutje ka dekalruar se Kurti është dëshmuar edhe para luftës dhe se ka qenë shumë më i rrezikuar në zyrën në Prishtinë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0