Sveçla pas kapjes së kokaines: Kosova nuk do të jetë strehë e kriminelëve

Sveçla pas kapjes së kokaines: Kosova nuk do të jetë strehë e kriminelëve

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brenshme ka reaguar pasi një një sasi rekord prej 2 ton e 200 kg kokainë janë sekuestruar në Kosovë.

Sveçla përmes një postimi në Facebook ka falenderuar institucionet dhe partnerët aleat që kanë ndihmuar në këtë zbulim, duke shtuar se Kosova nuk do të jetë strehë e kriminelëve.

“Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj do të jetë e pakompromis në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe që sfidojnë sundimin e ligjit” ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sot gjatë një aksioni të koordinur me institucionet e partnerëve tanë, Policia e Kosovës ka kapur një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar, kokainë.Falënderoj institucionet e partnerëve tanë aleat që ndihmuan në këtë zbulim dhe përgëzoj pjesëtarët e Policisë së Kosovës për kryerjen e shkëlqyeshme të detyrës së tyre.Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj do të jetë e pakompromis në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe që sfidojnë sundimin e ligjit.Pas 14 shkurtit, Republika e Kosovës nuk do të jetë më streha e kriminelëve. 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0