Sveçla: Në aksion u lënduan tetë policë, ftoj organet t’i gjejnë sulmuesit

Sveçla: Në aksion u lënduan tetë policë, ftoj organet t’i gjejnë sulmuesit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se aksioni i sotëm në katër rajone në Kosovë ka përfunduar me sukses. Ai tha se ky aksion është zhvilluar në vazhdën e angazhimit në luftën kundër kontrabandës, teksa shtoi se nuk është bërë kundër qytetarëve të caktuar apo lokacioneve të caktuara, shkruan Gazeta Express.

“Aksioni i sotëm në katër rajone rezultoi i suksesshëm me konfiskimin e mallrave dhe me arrestimin e personave të përfshirë në kontrabandimin e  tyre. Ky aksion është në vazhdën e angazhimit tonë në luftën serioze kundër krimit të organizuar në tërë territorin  e Kosovës dhe në asnjë mënyrë nuk është i drejtuar ndaj qytetarëve dhe lokacioneve të caktuara. MPB dhe agjncitë e saj ekzuktive nuk do të lejojnë në asnjë moment që askush të e minojë rendin dhe sigurinë publike në asnjë cep të Kosovës. Të gjithë personat pavarësisht etnisë politike, etnie apo religjioni do të përballen me forcën e ligjit”, tha ai.

Ministri konfirmoi se në këtë aksion të lënduar kanë mbetur tetë zyrtarë policorë.

“Tani kemi tetë zyrtarë policor të lënduar në këtë aksion. Unë këtyre u urojë shërbim të shpejtë dhe kthyem në detyrë dhe ftojë autoritetet përgjegjëse që kryesit e sulmit ndaj personave zyrtar të kthehen para drejtësisë”, deklaroi ai.

Sveçla foli edhe për sulmin ndaj gazetarëve që po raportin nga veriu.

“Edhe gazetarët ishin sot dëshmitarë por edhe viktima të strukturave të shfrenuara atje që tashmë janë të patolerushme”, tha më tutje ministri. /Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0