Suspendohen katër inspektorë për shkak të neglizhencës në punë

Suspendohen katër inspektorë për shkak të neglizhencës në punë

Komisioni disiplinor i komunës së Prizrenit, gjatë javës ka suspenduar 4 inspektorë për shkak të neglizhencës në punë dhe për shkak të të gjeturave në terren.

Sipas një njoftimi të komunës, deri te kjo masë ka ardhur nga mosraportimi i saktë nga terreni, konkretisht për gjendjen e objekteve në ndërtim e sipër.

“Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, ky veprim sanksionohet me masë të përkohshme të suspendimit”, thuhet në njoftim.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0