Sot pritet të arrijnë në Kosovë 4 mijë e 680 vaksina Pfizer

Sot pritet të arrijnë në Kosovë 4 mijë e 680 vaksina Pfizer

Sot në Kosovë pritet që të arrijnë 4680 dozat e para të vaksinës anti-COVID të llojit Pfizer. Këto vaksina janë pjesë e kontingjentit të 95 mijë vaksinave Pfizer që Bashkimi Evropian do t’i sjellë në Kosovë.

Këtë e kanë konfirmuar zyra për komunikim e MSH-së, nga e cila kanë deklaruar se edhe javëve në vazhdim do të arrijnë disa kontingjente, duke mos dhënë më shumë detaje.

“Sot pritet të vijnë 4680 vaksina Pfizer të BE-së. Edhe gjatë javëve në vijim pritet të vijnë kontingjent deri në marrjen e të gjitha 95 000 dozave”, thuhet nga MSH për KosovaPress.

Ndërsa, të pyetur se a do ketë ndonjë ceremoni për pranimin e këtyre dozave të vaksinës Pfizer, nga zyra për komunikim e MSh-së kanë thënë se nuk besojnë që do të ketë ndonjë aktivitet.

Kujtojmë që ditë më parë presidentja e Komisionit Evropian, Ursulua Von Der Leyen, ka konfirmuar se 95 mijë doza të vaksinave do të ndahen për Kosovën nga BE-ja duke filluar nga muaji maj e deri në gusht.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0