Situata politike në Kosovë e mbështetja e Britanisë, bisedë mes Mustafës e O’Connellit

Situata politike në Kosovë e mbështetja e Britanisë, bisedë mes Mustafës e O’Connellit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O’Connell.

O’Connell, siç njofton kumtesa e LDK-së, e uroi mbylljen e procesit zgjedhor në LDK dhe uroi kryetarin Mustafa për rizgjedhjen e tij në krye të LDK-së.

Mustafa, thuhet në kumtesë, e njoftoi Ambasadorin O’Connell për qëndrimin e LDK-së në lidhje me situatën aktuale politike në Kosovë.

“Poashtu falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Gjithmonë sipas kumtesës së LDK-së, gjatë takimit u diskutua për mbështetjen dhe bashkëpunim e mëtutjeshëm në veçanti në luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik, politik dhe arsimor.

Të pranishëm në këtë takim ishin Agim Veliu, Ismet Beqiri, Besian Mustafa dhe Bajram Gecaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: