Shumë vdekje në vendin e punës, pak inspektorë

Shumë vdekje në vendin e punës, pak inspektorë

Ministri i MPMS-së, Skender Reçica, thotë se kanë bërë mbi 10 mijë inspektime në kompani të ndryshme, raporton T7

23 punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë vitit që e lamë pas.

Por ani se janë humbur jetë njerëzish gjobat për kompanitë përgjegjëse ishin minimale.

Janë kompanitë private, ato ku punëtorët pësojnë më shumë.

Se ka telashe në sektorin privat e pohon edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, veçse ankohet për numrin e vogël të inspektorëve të punës.

Kreu i kësaj ministrie po ashtu ka thënë se janë duke punuar për ta ndryshuar kornizën ligjore e cila do të garantoj të drejtat e punëtorëve në vendin e punës.

Sipas Ministrit Reçica vetëm vitin e kaluar inspektorët e punës kanë bërë mbi 10 mijë inspektime në kompani të ndryshme dhe se sipas tij rezultatet tani janë evidente.

Recica po ashtu pret që inspektoratit të punës t’i shtohen mbi 20 inspektorë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0