Shteti ua liron rrymën serbëve të veriut

Shteti ua liron rrymën serbëve të veriut

Serbët e katër komunave me shumicë serbe, do të përfitojnë nga ky muaj një ulje prej 3.5 përqind në çmimin e rrymës.

Kështu ka vendosur Zyra e Rregullatorit të Energjisë, të cilët kanë konfirmuar për mediat se është vendosur që Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit t’u lirohet rryma.

Këtë e ka konfirmuar Izet Rushiti, anëtar i bordit të ZRRE-së, i cili ka thënë se Qeveria po mundohet të gjejë mënyra që t’i bëjë serbët të paguajnë rrymën.

“Prej 1 dhjetori çmimi i rrymës është zbritë në 3.5 % për komunat veriore. Qeveria e Kosovës ka kërkuar të gjejmë alternativë dhe të formojmë një grup për komunat veriore. Kurse lidhur me kompensimin e faturave të komunave veriore e dimë se një vendim i gjykatës është vendim i përkohshëm dhe pas vendimit ZRRE-ja do të marrë vendim”, ka thënë sot Rushiti.

Kjo politikë e ZRRE-së vjen pasi serbët e veriut nuk e paguanin fare rrymën që nga paslufta. Mediat kishin zbuluar këtë vit se rryma e harxhuar nga serbët në veri u faturohet shqiptarëve dhe të tjerëve që jetojnë në jug të Kosovës.

Ndryshe, veriu që nga përfundimi i luftës nuk ka paguar asnjëherë rrymë. Në fillim kjo kosto është paguar nga paratë e taksapaguesve evropianë, ndërkohë që para disa vitesh kjo kosto ra mbi Kosovën.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0