Shpend Ahmeti konfirmon se do t’i shkarkojë drejtorët e VV’së

Shpend Ahmeti konfirmon se do t’i shkarkojë drejtorët e VV’së

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se shumë shpejt do t’i shkarkojë drejtorët e Vetëvendosjes në kryeqytet.
Ai ka thënë se e kanë pritur mjaft Vetëvendosjen, duke theksuar se Prishtina nuk duhet të jetë peng i inatave me VV-në.

“Ata sillen thua se armiku më i madh i Kosovës jam unë dhe në të njëjtën kohë qëndrojnë në qeverisje, pra gati se një situatë që nuk mund të mbahet më. Unë tashmë e kam marrë vendimin që këtë javë të shkarkohen, dy drejtorë, ai i Shëndetësisë dhe Kadastrit, pasi ata dy kanë qenë të deleguar ndërsa për drejtorin e Kulturës ka qenë marrëveshja e imja me të, personalisht kur ka hyrë në listë dhe i mbetet atij nëse do të vazhdojë punën në Prishtinën që e ka filluar apo dëshiron që për shkak të subjektit politik, të largohet”, ka thënë Ahmeti në Rubikon.

Ahmeti vlerësoi se tashmë situate ka arritur në fund, duke bërë të ditur se drejtorët e rinjë do të vendosen shumë shpejt.

“Prishtinën e vendosi para një sjellje të tillë. Nuk e lejoj që Prishtina të bie peng i këtyre mosmarrëveshjeve. I falënderoj drejtorët për punën që e kanë bërë, pasi kemi qenë bashkë në shumë sfida. Është e pamundur tash është bërë mjaft. Kam dëgjuar që ata i kanë mbledhur edhe stafin e tyre”, tha Ahmeti.

I pari i Prishtinës foli edhe për “koalicionin” e përfolur me Partinë Demokratike të Kosovës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0