Shkarkohet presidenti Ilir Meta

Shkarkohet presidenti Ilir Meta

Ka përfundur proçesi i numërimit të votave për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ku rezulton se 105 deputetë votuan pro shkarkimit, 7 kundër dhe 3 abstenuan.

Tani topi është në gjykatën Kushtetuese nëse do ta shkarkojë përfundimisht apo Meta do të qëndrojë në krye të Presidencës deri në fund të mandatit, 22 korrik 2022.

Procedurat për shkarkimin e Ilir Metës kanë nisur pas pretendimeve të pozitës dhe Qeverisë, se Meta si president ka shkelur disa prej neneve të Kushtetutës, përsfhirë këtu edhe marrjen e anës para zgjedhjeve të fundit në Shqipëri.

Sot fillimisht është miratuar një raport i Komisionit vlerësues, ku është konstatuar se Ilir Meta ka shkelur disa pika të Kushtetutës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0