Sherifi tregon pse nuk ia beson Presidentit Thaçi dialogun

Sherifi tregon pse nuk ia beson Presidentit Thaçi dialogun

Shefi i grupit parlamentar të Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka komentuar çështjen e kontestimit të Presidentit Hashim Thaçi për udhëheqje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sherifi ka thënë se ky kundërshtim nuk po bëhet ndaj Hashim Thaçit si një individ por për shkak të marrëveshjeve të mundshme që sipas tij mund t’i dakordojë, njofton Klan Kosova.

”Kriteret e marrëveshjes duhet të jenë të mos preket sovraniteti, unitariteti dhe territori”.

”Fatkeqësisht nuk jemi në një situatë të tillë. Territorin askush se merr me mend ta kontestojë”.

”Ne themi që dialogu të mos i besohet Presidentit Hashim Thaçi jo për si njeri apo individ, por nëse ai dhe kushdo që i sjellë marrëveshje me këto çështje të paprekura atëherë le të shkojë pa miratimin tim dhe unë do ta mbështesja dhe do e duartrokasë”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0