Sherifi: Thaçi abuzues për pushtetin që ka, Limaj ta udhëheqë dialogun

Sherifi: Thaçi abuzues për pushtetin që ka, Limaj ta udhëheqë dialogun

Nënkryetari i Nismas Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka kritikuar Presidentin Hashim Thaçi për shkak të rezultateve që sipas tij ishin jo efektive të dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Në Zona e Debatit, Sherifi madje e cilësoi presidentin si abuzues për shkak të pushtetit që posedon, njofton Klan Kosova.

Shefi i grupit parlamentar të Nismas, pati dhe një propozim për njeriun e duhur që duhet të udhëheq dialogun e Brukselit:

”Të gjithë kemi kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve”.

”Është e mundshme të ndahen që të ndiqet modeli i qeverisë së Vjenës e të krijohet ekipi i uniteti që do të harmonizonte temat e mëdha”.

”LDK ishte e para që ka ftuar një tryezë të tillë. Duhet të ndryshohet esencialisht qasja ndaj dialogut. E për tu ndryshuar qasja duhet të ndryshohen edhe njerëzit”.

”Ishte kryeministër, udhëhoqi bisedimet, e tani është president e nuk ka ndryshim të personit”.

”Qeveria duhet ta udhëheq dialogun, nuk duhet ta bart tek presidenti. Thaçi është i njohur me gadishmërinë e abuzimit me pushtetin që e ka”.

”Vjen e dorëzon një letër nëse do pranoje nëse do mos e prano. Të heqim dorë të gjithë nga egot e tyre e më pas mund ta shohin Kosovën në progres”.

”Nëse dhe PDK nuk ka të duhurin për ta udhëhequr dialogun ne po ua ofrojmë Fatmir Limaj”/KLANKOSOVA.TV

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0