Sherifi: Nisma do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga opozita

Sherifi: Nisma do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga opozita

Opozita ka paralajmëruar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme, ku do të propozohet për miratim rezoluta me vetëm një pikë e që ka të bëjë më integritetin territorial të Kosovës.

Mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme e mbështet edhe Nisma Socialdemokrate. Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se ata do të marrin pjesë në çdo seancë të ftuar nga kushdo qoftë.

“Nisma Socialdemokrate në parim merr pjesë në çdo seancë të ftuar nga kushdo coftë, në këtë rast edhe nga opozita e cila ka paralajmëruar që do të ftoj një seancë të jashtëzakonshme për të debatuar lidhur me çështjen e ashtuquajtur korrigjim të kufijve, shkëmbim të territoreve etj” është shprehur Sherifi për indeksonilne

Sipas tij, Nisma po vazhdon që të mbajë qëndrimin kundër ndryshimit territoreve, dhe duke qenë pjesë e qeverisë do të mbajë qëndrimin që ka ajo.

“Nisma si pjesë e qeverisë që është, normal që do të mbaj qëndrimin që ka qeveria. E keni dëgjuar kryeministrin Haradinaj që ka thënë se presidenti dhe askush tjetër nuk ka mandat për të diskutuar për territore, po ashtu zëvendëskryeministri dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se presidenti dhe askush nuk ka të drejt të diskutoj për territorin e Kosovës” është shprehur Sherifi.

Sherifi është njëherë ka theksuar se Nisma do të përkrah çdo rezolutë që përfshin edhe qëndrimin e saj si subjekt dhe që është kundër shkëmbimit dhe korrigjimit të territoreve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0