Shënohet ‘Java e CEFTA’-së në Kosovë

Shënohet ‘Java e CEFTA’-së në Kosovë

Nga data 4 deri 6 dhjetor në Prishtinë mbahet “Java e CEFTA”-së, organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Sipas njoftimit, ky takim shënon përmbylljen e suksesshme të Kosovës me Marrëveshjen e CEFTA-së.

“‘Java e CEFTA’-së shënon përmbylljen e suksesshme të Republikës së Kosovës me Marrëveshjen e CEFTA-së. Hapja e ‘Javës së CEFTA’-së do të bëhet nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, udhëheqësi i Njësisë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, David Cullen, zëvendëssekretari i përgjithshëm i RCC-së, Gazmend Turdiu dhe kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Në ditën e parë, pra me 4 dhjetor, do të zhvillohen tre sesione në fushën e tregtisë në shërbime, lehtësimit të tregtisë dhe operatorëve të autorizuar ekonomik. Ndërsa, më 5 dhe 6 dhjetor do të zhvillohen diskutime të mbyllura.

Panelistët e sesioneve do të jenë përfaqësues nga institucione ndërkombëtare si Organizata Botërore e Tregtisë, UNCTAD, Qendra Ndërkombëtare e Tregtisë, Banka Botërore/IFC dhe GIZ.

Gjithashtu, disa nga vendet e CEFTAs dhe disa kompani vendore do të jenë pjesë e paneleve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0