Samiti i Londrës i bën bashkë Kurtin e Bërnabiqin

Samiti i Londrës i bën bashkë Kurtin e Bërnabiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër.

Në këtë samit të pranishëm janë edhe kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq gjithashtu edhe rkyeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Gazetari i “The Ecomonist”, Tim Judah, ka publikuar një fotografi të Kurtit me Bërnabiqin të cilët janë parë të ulur pranë njëri-tjetrit.

“Për reciprocitetin me njëri-tjetrin? Albin Kurti dhe Ana Bërnabiq. Do të jetë interesant të dëgjohet çfarë po ndodhë prapa skenave dhe tani është mundësia. Samiti i BERZH’it për Investime në Ballkan”, ka shkruar Judah.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: