Rrëfimi i zyrtares komunale të Drenasit e cila thotë se Ramiz Lladrovci i ka bërë presion për largim nga puna

Rrëfimi i zyrtares komunale të Drenasit e cila thotë se Ramiz Lladrovci i ka bërë presion për largim nga puna

Sipas një punëtoreje të administratës civile në Drenas, Ramiz Lladrovci, qysh gjatë fushatës zgjedhore i premtoi asaj se do ta largoi nga puna dhe në vend të saj ta sjellë një familjare të tij.

Një premtim të pazakontë po thotë se e mori në fushatën parazgjedhore nga Ramiz Lladrovci.

Zyrtarja për Barazi Gjinore Zahrie Podrimqaku-Subashi thotë se u paralajmërua se çka do ta gjente po të vinte në pushtet kandidati i PDK’së.

‘Në momentin që të vijë në komunë si kryetar, ty të parës kam me të largu prej pune”, tregon ajo t’i ketë thënë Lladrovci.

Por deri tani ajo nuk u largua nga puna. Veçse tani po thotë se mund t’i ketë ditët e numëruara në këtë pozitë.

Këtë e lidhë edhe me një kusht të vendosur nga ana e Lladrovcit.

‘Ose më lësho vendin e punës se po më duhet ose prano me e ulë koeficientin. I thash: kryetar nuk pranojë me ta lëshuar vendin e punës sepse unë në këtë vend pune kam ardhë me konkurs. Genta Morina është reja e motrës së Ramiz Lladrovcit”, shpjegoi ajo për Klan Kosovën.

Se punësimet po bëhen në baza familjare e thotë edhe asamblisti Petrit Gashi.

‘Presidni ndaj administratës po rritet shumë nga kryetari vetëm për të punësuar njerëz të tij”, tha Gashi.

Por kryetari Ramiz LLadrovci nëpërmjet një komunikate për media demantoi pretendimet e Podrimqakut.

Në anën tjetër Podrimqaku paralajmëroi se këtë procedurë do ta vazhdojë edhe në Gjykatë derisa në mbështetje i kanë dalë edhe disa organizata për barazi gjinore.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0