Rrëfimet e punëtorëve që iu rrezikua jeta në vendin e punës

Rrëfimet e punëtorëve që iu rrezikua jeta në vendin e punës

Përparim Sadiku dhe Enes Shehu janë dy në mesin e shumë punëtorëve që kanë pësuar në punë

Kishte qëndruar rreth dy orë i varur, në lartësi prej pothuajse 100 metra, i pasigurtë e në rrezik për jetë.

Fatmirëshit, 31 vjeçari shpëtoi.

Por Përparim Sadiku, i cili për 10 vite punoi për kompaninë Bechtel&Enka, sot nuk mund të ecë shumë gjatë, pasi që nga ky aksident, ka vazhdimisht marramendje.

“Gjatë tërë kohës kur ka lëvizje të mëdha të njerëzv e s’muj rri në kamë kam marramendje”.

Sadiku sqaroi se aksidenti ndodhi për shkak të kushteve të papërshtatshme të punës.

“E ka ngritë vincin shoferi (emrin)e ka ngrit vinqin me komandë s’e ka përballu peshën e madhe 130 tonë atëherë trari ka marrë rrëshqitje ka krahi i majtë”.

E momentet e asaj ngjarjeje, janë gjithmonë të freskëta për këtë punëtor.

Ditën e 26 tetorit, Përparimi thotë se duhej të shpejtonin, pasi presioni nga kompania për ta kryer punën, ishte i madh.

“Ka mbetur vetëm një e fundit ka pasë pak presion prej shefave se ka ardhë koha e përfundimit të kontratës me Kosovën i kanë dhanë zor kemi punu katër ekipe përmenjëherë…”

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0