Rezolutat e pazbatuara të Kuvendit

Rezolutat e pazbatuara të Kuvendit

Rezolutat e miratuara nga Kuvendi nuk po gjejnë zbatim në praktikë, duke mbetur kështu vetëm zotim në letër. Një fat të tillë pritet ta kenë edhe tri rezolutat e miratuara këtë vit.

Në këtë vit Kuvendi i Kosovës ka miratuar tri rezoluta: për të Pagjeturit, për Ambientin dhe për Miratimin e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Por edhe këto rezoluta pritet ta kenë fatin e dhjetëra rezolutave të miratuara në të kaluarën, të cilat kanë mbetur në sirtarët e Kuvendit dhe të Qeverisë pa gjetur zbatim në praktikë, shkruan gazeta “Zëri”.

Opozitarët fajësojnë Qeverinë për mosrespektim të vendimeve të Kuvendit, ndërsa përfaqësuesit e koalicionit qeverisës thonë se edhe për këtë çështje “faji është jetim”.

Sipas tyre, mungesa e një mekanizmi zbatueshmërie të rezolutave të miratuara në Kuvend ka bërë që institucionet përkatëse, të cilave u adresohen këto rezoluta, të mos i implementojnë ato.

Haliti: Mekanizmi i zbatueshmërisë së rezolutave nuk funksionon

Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, ka thënë që rezolutat e miratuara në Kuvend nuk kanë mekanizëm zbatueshmërie dhe shumica e tyre bëhen vetëm sa për ta kaluar kohën në debat.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0