Rexha i reagon Haradinajt pasi ai e quajti “hajn ordiner”

Rexha i reagon Haradinajt pasi ai e quajti “hajn ordiner”

Ish-drejtori i Bordit të Agjencisë së  Kosovës për Akreditim, Blerim Rexha, i ka reaguar kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili e ofendoi sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po diskutohej për përjashtimin e Kosovës nga EQAR-i, teksa Haradinaj e kishte quajtur ‘hajn ordiner’.

Sipas Haradinajt, me letrën që i ka dërguar Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë së Arsimit të Lartë (EQAR), Rexha ka lobuar që AKA-ja të përjashtohet nga EQAR, ashtu siç lobohet nga serbët për të pamundësuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Nëpërmjet një letre publike, drejtuar kryeministrit, Rexha ka thënë se Haradinaj me fjalën “hajn ordiner”, nuk e ka njollosur vetëm atë por edhe familjen e tij.

“Fyerja” juaj se unë jam “hajn ordiner”, nuk është njollosje vetëm për mua, është njollosje që po tentoni ti bëni familjes time, shkollimit tim në Universitetin Teknik të Vjenës, karrierës time profesionale gati 10 vjeçare në Siemens të Austrisë dhe mbi 10 vite karrierë të suksesshme në Universitetin e Prishtinës”, ka shkruar Rexha.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0