Reagon Prokurori Blakaj: Në listë u shtuan 2 mijë persona për të diskredituar punën time

Reagon Prokurori Blakaj: Në listë u shtuan 2 mijë persona për të diskredituar punën time

Në një status të publikuar në profilin e tij në Facebook, prokurori tashmë i dorëhequr Elez Blakaj ka shkruar se si lista e publikuar bashkë me aktakuzën tani ka pësuar ndryshim krahasuar me listën të cilën ai e kishte dorëzuar.

Sipas Blakajt, në listë janë shtuar rreth 2,000 persona për të cilët ai thotë se nuk di nga kanë ardhur. Kjo gjë sipas tij është bërë me qëllim të diskreditimit të punës së tij.

Sot gjatë ditës janë lajmëruar disa veteranë të cilët pretendojnë se e kanë gjetur emrin e tyre në listat e veteranëve të rremë. Pas kësaj nuk kanë munguar sulmet ndaj prokurorit Blakaj kryesisht nga deputetë të AAK, Shkumbin Demaliaj, Daut Haradinaj, Time Kadriaj, por edhe Gani Koci i PDK-së.

Më poshtë postimi i plotë i Blakajt:

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0