Rasti i llapjanit me koronavirus, fshati Dumnicë vendoset në karantinë

Rasti i llapjanit me koronavirus, fshati Dumnicë vendoset në karantinë

Fshati Dumnicë i Podujevës është futur në karantinë që nga mbrëmë, ka konfirmuar për Gazetën Express, kryetari në detyrë i komunës, Nexhmi Rudari.

“Që nga mbrëmë, me vendim të Qeverisë, Dumnica është futur në karantinë, pasi u konfirmua një rast me koronavirus”, ka thënë Rudari për Express.

Ai tregon se dje është dezinfektuar lagjja ku ka banuar i prekuri me virusin covid-19 dhe se janë kontrolluar anëtarët e familjes së tij.

“Ne jemi duke e përcjellë situatën. Ekipët mjekësore kanë kontrolluar familjarët e të prekurti, kemi bërë dezinfektimin e lagjes dhe policia po kontrollon zonën e vendosur në karantinë”, ka thënë Rudari.

I infektuari është i gjinisë mashkullore, 62 vjeç, dhe, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ka udhëtuar në Kosovë direkt nga Italia, më 5 mars, 2020, nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Deri më tani në Kosovë 13 persona janë prekur nga pandemia. Tri rastet e para janë regjistruar të premten, më 13 mars. /Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: