Qyteti që po zbrazet nga të rinjtë

Qyteti që po zbrazet nga të rinjtë

Dy “myshterinj” hyjnë në lokalin “Vali” në qendër të Podujevës aty nga mesdita e së mërkurës. Pronari i pret me buzëqeshje. Me buzëqeshje edhe i përcjell.

“Këta janë të vetmit që prej mëngjesi erdhën dhe u interesuan për të blerë diçka nga veshjet që i kemi të ekspozuara në lokalin tim”, thotë pronari i dyqanit, D. H. Vitet e fundit ka ndryshuar gjendja e popullsisë në këtë komunë. Rrugët e qytetit kanë mbetur pothuajse bosh. Edhe kafenetë e lokalet ushqimore më nuk janë të mbushura sikur dikur.

Lokaleve e bizneseve u ka rënë puna. Përderisa kohë më parë në këtë qytet kishte më shumë gjallëri, sot aty mund të shohësh kryesisht persona të moshave të vjetra. Ka disa muaj që të rinjtë e kësaj komune kanë nisur të largohen drejt shteteve të tjera me kontrata e viza pune.

“Qe tri vite e kam dyqanin këtu në qendër të qytetit, mirëpo sidomos këtë vit mezi jemi tu e shty, për shkak se s’po ka punë. Po mundohemi edhe ndonjë ditë kështu e duhet me gjetë ndonjë tjetër zgjidhje”, tregon pronari i dyqanit.

Llapjanët thonë se i kanë humbur shpresat se do të bëhet mirë në komunën e tyre, që shtrihet në verilindje të Kosovës dhe ka 78 fshatra. Të vetmen zgjidhje po e shohin rrugën drejt mërgimit. Ka edhe të tillë që kanë shitur edhe pasuri për t’i siguruar paratë e ikjes, shkruan sot Koha Ditore.

Profesori i historisë në gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë, Nexhmi Ganiu, tregon se një ndër arsyet kryesore që ka shkaktuar këtë gjendje është privatizimi i aseteve shtetërore. Kjo, sipas tij, ua ka humbur shpresat të rinjve.

“I kanë marrë asetet e shtetit dhe i kanë gllabëruar vetë, kurse nuk kanë bërë projekte të ndërmarrësisë. I kanë uzurpuar fabrikat, e ekonomia është në duar të krimit. Kjo tek të rinjtë ka shkaktuar stres dhe ngarkesë psikologjike”, thekson profesor Ganiu.

Nxënësit në mendje kanë largimin

Profesori i gjimnazit, i cili që 42 vjet punon në arsim, thotë se interesimin për largim jashtë Kosovës e kanë vërejtur edhe tek nxënësit e shkollës ku punon.

Një gjë të tillë ai e konsideron mjaft shqetësuese. Megjithatë, nuk i humb shpresat se një ditë do të ndryshojë kjo gjendje

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0