Qytetarja – gruas së Kryeministrit: Më ke shty, me gjuajte mbi tavolinë

Qytetarja – gruas së Kryeministrit: Më ke shty, me gjuajte mbi tavolinë

Majlinda Haziri e ka vazhduar debatin me Anita Haradinajn, gruan e Kryeministrit në largim, lidhur me rrahjen që ndodhi mbrëmë në një lokal nate në Prishtinë.


Qytetarja nga Prishtina ka dhënë detaje tjera se si ka ndodhur ngjarja, duke e akuzuar Anita Haradinajn se e ka përplas për tovoline.

“ Anita nuk jom rrxu po mke shty me doren tonde e mke gju permi tavoline me plot gota e shishe te birrave . Se kom thir kerkon se kerkush ska pas nevoj me u ule se neja ke super e mire , une kom pas nevoj edhe te kom pyt e mke thon po masnej ma ke qit doren ne shpine e mke gju posht . Skom zor mu shty as me ty as me kerkon”,ka shkruar Majlinda Haziraj.

Express ka shkruar se dëshmitarja Besa Domi ka dhënë versionin e saj lidhur me rrahjen e mbrëmshme në një lokal nate në Prishtinë ku pretendohet se gruaja e Kryeministrit rrahu një qytetare.

Ka thënë se Anita Haradinaj fillimisht e kishte sharë Majlinda Hazirajn e pastaj e ka shty.

“Niher e shajte e perule, edhe masnej e ki shty”, ka komentuar Domi në denoncimin e Majlinda Hazirit të postuar në FB.

“Anita qasaj shoqes qe ti po i referohesh, kom qene une, e mos u shit shume e randsishme se pike se pari nuk je, e s’dyti mu me njeh shume mire. Une te kom pa me syte e mi gjestin qe e ki bo. Pa fije marre! Niher e shajte e perule, edhe masnej e ki shty. Une nuk dashta me qu ferka se nuk kom qef ne “shpija” te huja me bo probleme. E ti si nje 40 vjecare, e gruja e kryeministrit ne ikje ishe dashte pak me qene ma e vemendshme e jo me hup veten e me terrorizu njerz perreth. Nese don me u knaqe vec vet, thirre Florin ne Gllogjan, e bindun jom qe vjen me te knu vec ty”, ka shtuar ajo.

Rastin nuk e ka lajmëruar fare në Polici por vetëm në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Anita Haradinaj ka thënë për Gazetën Express se nuk ka pasur kurrfarë kontakti fizik me prishtinasen. Thotë se e ka parë teksa është rrëzuar në një tavolinë me njerëz të tjerë në një lokal në Prishtinë.

“Nuk kam pasur kurrëfarë kontakti me atë vajzë. Isha në tavolinë me shoqe. Ajo është ulur lartë në një kolltuk. E thirri një shoqe të saj. E kam pa që është rrëzaur. Nuk e njoh atë vajzë dhe nuk kam pasur kurrëfarë kontakti me te”, ka thënë Anita Haradinaj, për Express, të dielën.

Majlinda Haziraj ka konfirmuar për Express se rastin nuk e ka lajmëruar në Polici.

Ndërsa, në FB, ajo ka treguar se me gruan e Kryeministrit ishte takuar kur kishte vendosur të pushonte pasi e kishin vrarë këpucat.

“Kesh ne Clab n’Zone Clab edhe qysh kesh tu u knaq u pshteta veq pak me pushuu se m’vrajshiin shtikllat(takat), qaty ke edhe gruja e kryeministrit te Kosoves Anita gruja e Ramushit , edhe i kerkova falje i thash veq 5 min se pom vrajn shtikllat(takat) e po pushoj ,edhe skom dit sen o jaran veq kur ma ka dha 1 vervisht ajo “AJO” gruja e Kryeministrit edhe m’gjujti n’tok e n’zuz t’böths jo po n’kokerr t’shpines, nejse me ndihmen e do miqve u qova apet . Veq po du me than “mire qe po na man toka hala “🤷🏻‍♀️”, ka treguar Haziraj, versionin e saj.

“Anitë mos u qudit se une nuk rrej as nuk m’vjen marre qe mke rrxu , marre duhet met ardh ty”, ka shtuar ajo.

Komenti i Anita Haradinajt në statusin e Majlindës e cila pretendon se u sulmua nga gruaja e kryeministrit
Plemikat në mes të Anitës e Majlindës

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0